Të fundit

Opozita serbe: Ekziston potenciali për kryengritje të përgjithshme kundër pushtetit

Kreu i partisë opozitare serbe “Dveri”, Boshko Obradoviq, ka deklaruar se ekziston mundësia që pakënaqësia kundër pranimit të planit gjermano-francez, pas protestës së paralajmëruar për të premten në Beograd, të shndërrohet në një lloj kryengritjeje të përgjithshme politike kundër pushtetit.

Obradoviq ka deklaruar për Radiotelevizionin e Vojvodinës se protesta e së premtes, në të cilën ai ka ftuar të gjithë ata që janë për “ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”, mund të shndërrohet në një kryengritje kundër pushtetit, të cilët po i shesin interesat kombëtare, shtetërore, ekonomike dhe ekologjike të Serbisë, transmeton Paparaci.

“Ka potencial, do të shohim nëse do të arrijmë ta realizojmë, pavarësisht dallimeve politike dhe ideologjike për disa çështje të tjera, të bashkojmë forcat për të kërkuar dorëheqjen e Vuçiqit si shkatërrues të kushtetutës dhe të kërkojmë zgjedhje të jashtëzakonshme presidenciale dhe parlamentare“, ka thënë Boshko Obradoviq.

Ai ka thënë se Dveri, Partia e Re Demokratike e Serbisë (DSS) dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë, të cilët janë organizatorë të takimit të së premtes, nuk janë të vetmit në këtë “front të mbrojtjes së Kosovës”, por se janë të mbështetur edhe nga shoqata të shumta.

Ai ka pretenduar se ky opsion politik është opsioni i dytë më i fuqishëm politik në vend, pas Partisë Progresive Serbe (PPS) në pushtet.

Siç tha ai, tubimi kundër pranimit të planit gjermano-francez për zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën do të mbahet simbolikisht më 17 mars, në përvjetorin e vuajtjeve të popullit serb në Kosovë, por që atëherë do të shënohet edhe fillimi i bombardimeve të NATO-s./Paparaci.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci