Të fundit

Përfundon greva e kompanisë “Pastrimi”, mbeturinat ende s’janë larguar

Ndonëse greva e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ka përfunduar mbrëmë, mbeturinat në disa lagje të kryeqytetit nuk janë larguar ende. Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.

Labinot Makolli nga Sindikata e Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, ka thënë për Ekonomia Online, se greva ka përfunduar por që janë në pritje të vendimit me shkrim. Zotimin, thotë Makolli e kanë marrë nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Marrëveshja thuajse është arritur, ende nuk e kemi një vendim siç e kemi kërkuar me shkrim. Tash në mëngjes ishte nënkryetarja dhe drejtori i shërbimeve dhe thanë se në ora 10:00 do të vije vendimi. Për hir të qytetarëve që të mos krijohet ndonjë pandemi kemi vendosur që të dalim. Punëtoret janë në terren duke punuar, por tash që dy ditë janë grumbulluar menjëherë nuk mundemi t’i largojmë të gjitha. Grumbullimi i tyre është duke u bërë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se punëtorët e kësaj kompanie që punonin me rrogë 330 në muaj, kishin kërkuar rritje page prej 70 eurosh, ndërsa ishin shprehur të bindur se nuk do t’i rikthehen punës nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohej.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci