Të fundit

Fisniku me akuza të rënda ndaj Fjolla Morinës: Ajo drogohet dhe është e sëmurë mendore

Ka tash e sa ditë që këngëtarja Fjolla Morina është kthyer në kryefjalën e mediave rozë.

Kjo pasi ajo publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihej në gjendje jo të mirë emocionale, ndërsa rrëfente sfidat e saj të muajve të fundit.

Mes të tjerash, ajo pati akuza për ish-burrin e saj, sipërmarrësin Fisnik Syla, si dhe nënën dhe vëllain e saj, të cilët i akuzoi se kanë bashkëpunuar me armiqtë e saj.

Lidhur me këto deklarata ka pasur reagime nga ish-bashkëshorti i saj, Fisniku, i cili ka folur në disa media lidhur me këtë çështje.

Madje së fundmi në një intervistë për Ora News, sipërmarrësi nga Gjilani ka bërë disa akuza të forta në drejtim të ish-gruas.

“Ajo drogohet dhe është e sëmurë mendore”, ka deklaruar mes të tjerash Fisniku.

Morina kishte paralajmëruar edhe një protestë të dielën në shesh, por mbeti e vetme pasi në mbështetje të saj nuk u pa askush.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci