Të fundit

Grubjeshiq: Nuk pres që do të arrihet marrëveshja në Ohër

Nënkryetarja e Qendrës serbe për Politikë të Jashtme, Suzana Grubjeshiq, ka deklaruar se nuk pret që në Ohër të arrihet një marrëveshje e plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku, sipas paralajmërimeve do të takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, raporton gazeta serbe “Blic”.

Grubjeshiq ka thënë se ka ende shumë punë për tu kryer sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk e dimë në detaje se cilat janë qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me planin e zbatimit, por e dimë se çfarë “nuk është e pranueshme për palën serbe” dhe kjo është maksimumi për të cilin mund të flasim. Nëse e gjithë kjo zgjidhet në teori dhe në një situatë ideale dhe nëse Ohri është ai vend, atëherë urime për ndërmjetësuesit, por kam rezerva që mund të bëhet kaq shpejt”, ka pretenduar ajo, transmeton Paparaci.

Duke komentuar parashikimet për afatet deri në të cilat duhet të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Grubjeshiq thotë se ajo nuk është e një rëndësie vendimtare dhe se është shumë më e rëndësishme që kësaj radhe të përmbushet gjithçka për çka është dakorduar.

Përndryshe, “do të kemi një reprizë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo.

E pyetur se çfarë do të thotë situata “win-win” për Serbinë dhe Kosovën në lidhje me marrëveshjen, Grubjeshiq përkujtoi se zyrtari i lartë amerikan Derek Schole e shpjegoi këtë duke thënë se të gjithë do të duhet të heqin dorë nga diçka për të arritur një marrëveshje.

Ajo shtoi se janë në kërkim të rrugës për arritjen e marrëveshjes, por se “nuk mendon se kompromisi do të ishte formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, sepse, sipas saj, “kjo është punë e papërfunduar dhe obligim që pala kosovare nuk e ka përmbushur”.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është një ngjarje, por një proces. Edhe në një situatë ideale dhe nëse Ohri është vendi ku do të arrihet një marrëveshje, nuk mund të thuhet se kemi marrëdhënie të normalizuara. Edhe kur të arrihet Marrëveshja në të ardhmen, sigurisht që nuk do të bëhemi miq më të mirë brenda natës, por qëllimi është që të normalizohen marrëdhëniet në nivelin e normalizimit të jetës”, ka thënë Grubjeshiq./Paparaci

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci