Të fundit

Importuesi më i madh i produkteve serbe, thotë se me Kurtin foli për prodhime vendore

Biznesmeni Ramiz Kelmendi është pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Në një postim në Facebook ai është shprehur se ky është takimi i parë mes Qeverisë dhe bizneseve tregtare.

Kelmendi ka thënë se temë e takimit ishte mbështetja për prodhuesit e vendit në mënyrë që të mbështeten edhe në tregjet e rajonit.

Ai ka thënë se qytetarët do e kenë fjalën e fundit duke konsumuar produktet vendore.

“Në takim u ngritë edhe çështja dhe rëndësia që qytetarët do e kenë fjalën e fundit në këtë drejtim duke konsumuar dhe përdorur prodhimet vendore”, është shprehur Kelmendi.

Edhe pse gjatë ditës së djeshme u takuan Kelmendi e Kurti, mes tyre dikur kishte përplasje të ashpra.

Dikur Kelmendi thoshte se aktivistët e LVV-së, kishin pasur synim që të eliminonin biznesin e tij në mënyrë, që më pas brendet ku kompania e tij është përfaqësuese t’i shpërndajnë ata në bizneset e tyre.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci