Të fundit

Turqia s’gjen qetësi pas tërmeteve, përmbytjet shkaktojnë disa viktima

Banorët e zonave në Turqi që u goditën nga tërmeti 7.8 Rihter i 6 shkurtit po jetojnë momente tragjike pas reshjeve të dendura të orëve të fundit që shkaktuan përmbytje dhe vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre një fëmijë 1 vjeç e gjysmë.

Zonat që morën goditjen më të madhe ishin Sanliurfa, ku humbën jetën katër persona dhe Antijaman, ku një person humbi jetën nga përmbytjet. Siç u bë e ditur, katër të vdekurit në Sanliurfa humbën jetën në një nënkalim të përmbytur.

Siç shihet në videot e publikuara nga mediat turke, sasia e madhe e ujit përmbyti kampet me tenda në të cilat jetojnë personat që humbën shtëpitë e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse të shkurtit.

Në video të tjera vërehet se ujërat e vrullshëm kanë “zhdukur” rrugët, duke tërhequr zvarrë makina dhe objekte të tjera pas tyre, ndërsa qytetarët tentojnë të shpëtojnë nënat dhe fëmijët.

Në Sanliurfa, ishte gjithashtu e nevojshme të evakuohej një spital me pacientë të ICU që transferoheshin në institucione të tjera infermierore.

Meteorologët paralajmërojnë, në fakt, se dita e sotme me gjasë do të jetë edhe më e rëndë për nga intensiteti i dukurive me reshje të dendura shiu që pritet të vazhdojnë deri në orët e vona të natës.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci