Të fundit

Flet kanadezi të cilit Luizi e pranoi se ia kopjon lojën në “Big Brother”

Kevin Jacobs është një emër jo pak i njohur në Kanada.

Kjo pasi ai është fitues i një edicioni të spektaklit Big Brother atje, ku me paraqitjen e tij është shquar si një fenomen më vete.

Thuhet vazhdimisht se këngëtari shqiptar Luiz Ejlli, i cili është pjesëmarrës i edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Albania, e ka pasur inspirim kanadezin e famshëm.

Kjo pasi Luizi së fundmi iu ngriti një kurth Armaldos dhe Kristit, duke i ftuar së bashku në një thyerje rregullash, e cila i çoi të tre së bashku në televotim – një gjë e cila mesa duket ka ndodhur edhe në Big Brother në Kanada.

“Ah, të gjithë u thonë atyre se janë të sigurt dhe më pas ‘boom’ i nominoi”, shkroi kanadezi Kevin Jacobs, para se të pranonte një mesazh nga një ndjekës ku i shkruante: “Sapo ka ndodhur në Big Brother VIP Albania. Mbreti ynë sapo bëri lëvizjen e banjës dhe tha se mori shembull nga Big Brother në Kanada. lëvizje gjeniale”.

Ndërkohë, Kevin i është përgjigjur duke i shkruar: “Dikush më ka thënë se ai djalë më ka studiuar mua”.

Pasi dëgjoi për fenomenin ‘Luiz Ejlli’, kanadezi nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran edhe në InstaStory.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory, shkruan Telegrafi.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci