Të fundit

Hydajet Hyseni: Nuk largohem nga Vetëvendosje, është shpifje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni ka mohuar pretendimet e ngritura në media mbi një largim të mundshëm të tij nga partia në pushtet.

Hyseni i ka quajtur “shpifje” raportimet për largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje. Ka thënë se tani është koha për të qëndruar të bashkuar rreth LVV-së.

“Janë duke e gjetur mundësinë me gjet diçka që nuk është e vërtetë. Ka shumë tema më të rëndësishme në Kosovë për t’u u merr jo kjo e imja e cila është vetëm një shpifje. E di që ka shumë dashakeqi që dëshirojnë vetëm përçarje, nuk është i vërtetë lajmi që unë të largohem nga LVV-ja përkundrazi tani është koha për të qenë bashkë, e jo për t’u ndarë”, tha Hyseni në një deklarim për Front Online.

Sipas Hysenit, vendi ka tema më të rëndësishme se sa mos largimi i tij nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e di se ku duan të dalin ata njerëz me këto shpifje dhe kujt i shërbejnë këto shpifje në kohën që mbas 3 dite merren vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, u shpreh Hyseni.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci