Të fundit

Sqarim i “Ozone Hair Clinic”: Vedati i mbolli flokët në klinikën tonë, kemi fakte

Klinika e mbjelljes së flokut në Prishtinë, Ozone Hair Clinic, ka thënë se Vedat Bajrami i ka mbjellë flokët në këtë klinikë, në një sqarim ndaj lajmit të publikuar në Paparaci rreth përdorimit të imazhit të aktorit nga dy klinika.

Siç raportoi Paparaci të martën, dy klinika të mbjelljes së flokut “Ozone Hair Clinic” dhe “Klinika Advanced” e kanë përdorur aktorin Bajrami si imazh për mbjelljen e flokut, por nuk dihej se tek cila klinikë ishte operuar ai.

Ndaj raportimit të Paparacit ka reaguar përmes një sqarimi klinika “Ozone Hair”, e cila ka thënë se Vedat Bajrami “i ka mbjellur flokët në Ozone ‘Hair Clinic'”.

Në adresë të redaksisë së Paparacit, klinika “Ozone Hair” ka dërguar edhe fotografi nga operimi i transplantit të flokëve të aktorit Bajrami, por me paralajmërimin për të mos i publikuar ato.

“Vedat Bajrami i ka mbjellur floket ne Ozone Hair Clinic”, thuhet në sqarimin e klinikës.  “Kerkojme nga ju qe sa me shpejte te editoni lajmin dhe te paraqisni te verteten. Gjeni te bashkangjitura fotot qe deshmojne se Vedat Bajrami ka kryer mbjellje (Fotot nuk mund te perdoren per publikim)”.

Dy klinika përdorin Vedat Bajramin për mbjellje flokësh, asnjërës nuk u ka besuar ai

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci