Të fundit

SHBA e Rusi fajësojnë njëra-tjetrën pas incidentit me dronin

Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi Detin e Zi që u rrëzua pasi u përplas me një aeroplan luftarak rus. Ambasadori rus i thirrur në SHBA flet për “provokim” pas incidentit me dronin.

Moska e vlerëson si “provokim” incidentin në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin e Zi. Këtë e tha ambasadori rus në Uashington. Anatoli Antonov, pasi u thirr në Ministrinë e Jashtme amerikane. Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi Detin e Zi. Në të njëjtën kohë Antonov, tha se bisedimet e zhvilluara ishin “konstruktive” dhe nuk është folur për “pasoja” të mundshme për Moskën. Pentagoni fajëson Rusinë se ka çuar në rrëzim një dron mbikqyrës amerikan të tipit MQ-9 “Reaper”.

Dy aeroplanë luftarakë rusë të tipit Su-27 e sulmuan dronin e tipit MQ-9 Reaper që po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare në një mënyrë “të rrezikshme dhe joprofesionale”, tha Shtabi Rajonal i Evropës i Forcave Amerikane në Shtutgart (EUCOM). Sipas EUCOM-it njëri prej aeroplanëve luftarakë kishte prekur helikën e dronit zbulues, i cili më pas u rrëzua.

Moska tha se droni amerikan kishte bërë një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me aeroplanët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që aeroplanët luftarakë rusë nuk kishin qëlluar me armë ose kishin goditur dronin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aeroplanët luftarakë si pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore kishin marrë si detyrë që të identifikonin “ndërhyrësin” mbi Detin e Zi.

EUCOM-i deklaroi se “ky incident tregon mungesë kompetence dhe është përveç kësaj i rrezikshëm dhe joprofesional”. Sipas Pentagonit incidenti ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme edhe tek aeroplanët rusë, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se aeroplanët luftarakë të saj ishin “kthyer të sigurt në aeroportin e tyre”.

Pas kësaj ngjarjeje SHBA thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin rus, tha Ned Price, zëdhënësi i kësaj ministrie. SHBA e quajtën ngjarjen si “shkelje të pacipë të ligjit ndërkombëtar”.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, u tha gazetarëve se “ne nuk kemi nevojë t’i njoftojmë dhe të akordohemi me rusët përpara se të fluturojmë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Nuk ka asnjë kërkesë për ta bërë këtë dhe as nuk e bëjmë”. Incidenti i së martës shënon herën e parë që prej kulmit të Luftës së Ftohtë që një dron amerikan u rrëzua pasi u godit nga një aeroplan luftarak rus./dw

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci