Të fundit

Curri shpreson t’i besohet detyra e trajnerit te Prishtina

Trajneri i përkohshëm i Prishtinës, Debatik Curri, ka thënë se shpreson që t’i jepet besimi nga klubi për ta udhëhequr klubin, së paku deri në përfundimin e sezonit 2022/23.

Pas triumfit në çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Ballkanit, Curri u shpreh se ka dëshirë që të vazhdojë me Prishtinën si shef i shtabit teknik të bardhekaltërve.

“Unë e bëra punën maksimale. Edhe unë e dua këtë klub jam rritur këtu dhe dëshira ime është që të vazhdojë”, ka thënë ai pas përfundimit të ndeshjes së fituar nga Prishtina ndaj Ballkanit me rezultat 2-0.

Curri ka lënë të nënkuptohet se ai pritet ta udhëheqë Prishtinën edhe në ndeshjen e radhës në kampionat.

Për këtë ndeshje, ai tha se nuk e di nëse do të përzgjedhë të njëjtën 11-she sikurse në ndeshjen e sotme në Kupë, megjithatë tha se do të vlerësojë edhe njëherë gjendjen e futbollistëve.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci