Të fundit

Llapi në gjysmëfinale të Kupës pas penalltive

Skuadra e Llapit ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pasi arriti ta eliminonte Malishevën pas ekzekutimit të penalltive.

Goditja e Sobowales u prit nga portieri Avdyli, kurse për Llapin shënoi Andri Stafa.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2:2, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë edhe gjatë minutave shtesë.

Për Llapin golat në kohën e rregullt i shënuan, Trimror Selimi dhe Kushtrim Shabani.

Ndërsa për Malishevën golat i shënuan, Ilir Mustafa dhe Ronald Sobowale.

Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës kanë kaluar edhe Prishtina, Gjilani e Vushtrria.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci