Të fundit

Berisha: Grabovci dhe Beqiri mund të sillen zhag në gjykatë

Sot ka dështuar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kjo për shkak të mungesës së dëshmitarëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri e Slobodan Petroviq, të cilët kanë qenë deputet kur ka ndodhur rasti, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjyqtarja e rastit Edita Çanta ka lëshuar urdhër që Grabovci dhe Beqiri të sillen me detyrim për të dhënë dëshmi.

Pas këtij urdhri ka reaguar avokati Besnik Berisha.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tani ish-deputetët Grabovci dhe Beqiri mund të sillen zhag në gjykatë.

“Adem Grabovcin e Ismet Beqirin mundeni edhe zhag me i cu ne gjykate, po se di a po e zbatoni standardin e njejte edhe per pushtetaret?! Akoma ka aktakuza ne sirtar qe rendojne mbi pushtetare, por per cudi prezenca e tyre nuk sigurohet me detyrim, anipse ata e kane obligim te paraqiten se paku njehere ne gjykim. Tek ne, drejtesi e barazi para ligjit ka vetem ne ligj e kushtetute!”, ka shkruar Berisha.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci