Të fundit

Batatina ‘gozhdon’ Sokolin: Mendon që është strateg, synimi im ishte që të mos humbja ndaj tij

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se synimi i tij në ndeshjen e sotme të Kupës së Kosovës ndaj Malishevës ishte që të mos mposhtej nga Bylbyl Sokoli, trajneri i skuadrës kundërshtare.

Batatina ka thënë se ka dashur që edhe më tutje ta mbajë bilancin e pamposhtur në dhjetë ndeshje ndaj Sokolit.

Sa i përket ndeshjes, tekniku llapjan ka deklaruar se skuadra e tij kishte më shumë presion sesa Malisheva para fillimit të takimit.

“Nëse shohim dy trofetë e fituara, Llapi i ka kaluar me penallti dy skuadra këtu. Malisheva nuk ka presion dhe ka qenë më e relaksuar, ndërkaq ne kemi qenë më shumë në presion dhe kjo ka ndikuar. Asnjë humbje nuk e kam ndaj tij dhe nuk kam dashur që ta humb këtë takim dhe ta mbajë bilancin e pamposhtur që të mos humb ndaj një trajneri që mendon se është trajner i mirë”, ka thënë Batatina.

“Më meritorët janë këta djemë që kanë luajtur në fushë. Synimi ynë dhe objektivi im është që ta marrim në fund Kupën”, përfundoi Batatina.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci