Të fundit

Kiara i kërkon Luizit të largohen nga shtëpia e BBVA-së

Kiara dhe Luizi mbrëmë kanë kërcënuar produksioni e Big Brother duke folur me njëri-tjetrin rreth 30 minuta në orën 3 të mëngjesit teksa të tjerët ishin duke qëndruar në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Këtë herë nuk kanë duruar dot kunjat dhe fërkimet me Olta Gixharin që gjate darkës së shtruar pas Prime ka provokuar Luizin duke i thënë se përdor  dhune ndaj Kiarës dhe se gjithashtu duhet të dalë.

Kiara ndërhyri në mes duke i thënë “po ty çfarë të duhet se çfarë bën Luizi me mua” por Olta ia ktheu “jam banore e shtëpisë, ja çfarë me duhet”.

Pasi ka akuzuar Luizin serish për dhunë ky i fundit ka marrë Kiarën dhe kanë shkuar në ambientet e brendshme teksa kanë biseduar.

“Hajde dalim o Luiz, nuk rrihet më këtu na e shpifen fare këta” tha Kiara.

Më pas Luizi shtoi: “Nëse produksioni ose dikush thotë sërish se përdora dhunë marr valixhet dhe iki dal nga ajo dera. Mjaft më, nëse e kanë ndarë mendjen…”

“Po na e shpifin për Zotin. Qe kur i vjen atyre keq për mua njëherë. Çfarë njerëzish deri dje as u interesonte. Po na luajnë mendsh kështu, më mirë të dalim”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci