Të fundit

Shqiptari që s’e njeh Kosovën flet për Kurtin dhe Asociacionin: Ja ku fshihet kurthi

Eprori ushtarak në Ushtrinë e Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 -1999 Demo Berisha, ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të thotë se Kosova e pranon formimin e Asociacionit, por shtoi se ai do të kërkojë që ajo të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe sipas tij, aty fshihet një rrezik dhe një kurth.

Berisha, i cili aktualisht është kryetar i Shoqatës “Amza” me seli në Novi Sad, Vojvodinë, thotë se pas kësaj, përgjegjësia do të jetë e Serbisë.

“Më duket se Albin Kurti si përfaqësues i pushtetit në Prishtinë ka disa kundërshtime për propozimin e panënshkruar në Bruksel. Pyetja kryesore është në nenin 7. Çfarë do të ndodhë me pronën e Kishës Ortodokse Serbe? Albin Kurti do të thotë, ne e pranojmë formimin e Asociacionit, por siç e ka zakon të thotë, për dhjetë komuna me popullatë jo shumicë shqiptare. Ai do të kërkojë që të shkojë sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe aty qëndron rreziku dhe kurthi. Atëherë përgjegjësia do të jetë e Serbisë, jo e Prishtinës”, tha Berisha, sipas Kurir, transmeton Paparaci.

Ai theksoi se përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk i ka sjellë lumturi asnjë shteti, “ndaj nuk do të jetë as këtu”.

Berisha shtoi se Kurti është “futur thellë në gropë dhe po mundohet të luajë babanë e kombit”.

“Çdo gjë që është serbe nuk duhet të ekzistojë në Prishtinë. Sikur të mos kishte serb. Frika është e panevojshme në Prishtinë, sepse Asociacioni do të merret ekskluzivisht me ato çështje që kanë të bëjnë me jetën e njerëzve. Duhet të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë e Republikës së Serbisë. Kurti e ka gërmuar veten thellë në llogore dhe po përpiqet të luajë babanë e kombit”, tha ai.

Përndryshe, Demo Berisha (i cili mund ta ketë ndërruar emrin nga Demë në Demo sepse në Kosovë nuk ka emër Demo), kishte deklaruar vite më parë se atdheu i tij është Serbia dhe në të është e përfshirë edhe Republika e Kosovës.

Madje, Berishës nuk i kanë penguar të qëndrojë në ushtrinë Serbe edhe krimet që ushtria serbe i ka kryer para luftës dhe gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë dhe për të Kosova është pjesë e Serbisë.

Ai mund të jetë edhe pjesëmarrës në krime në Kosovë, meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në Kosovë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”.

Berisha ndër të tjera thoshte se ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake.

Demo Berisha deklaronte se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheu i tij është Serbia./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci