Të fundit

Arrestohet në Morinë 29-vjeçari nga Kosova, mashtroi me një “Ferrari” në vlerë 250 mijë euro

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Hetuesit Rajonalë të Prishtinës kanë arrestuar personin e dyshuar A.K I cili ishte në kërkim që nga nëntori i vitit 2021 për mashtrim.

Në njoftim thuhet se hetuesit rajonalë të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast të mashtrimit të ndodhur gjatë muajit nëntor të vitit 2021.

Sipas Policisë i dyshuari kishte shitur veturën e ankuesit të cilën e kishte dërguar për servisim jashtë vendit.

“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit” thuhet në njoftim

Postimi i plotë:

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për ‘mashtrim’

Hetuesit rajonalë të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për një rast të mashtrimit të ndodhur gjatë muajit nëntor të vitit 2021.

Menjëherë pas raportimit nga hetuesit është bërë identifikimi i personit të dyshuar i cili deri më sot ka qenë në kërkim policor.

I dyshuari:

– A. M, mashkull 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar sot në pikën kufitare në Morinë dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit , është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i dyshuari, duke keqpërdorur besimin, kishte shitur veturën e ankuesit (veturë e tipit Ferrari, vlera 250 000 euro), të cilën e kishte marrë nga ankuesi për ta dërguar për servisim jashtë vendit.

Hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, në koordinim me prokurorinë.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci