Të fundit

Kur do të hidhet shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve?

Me shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve vetëm pak ditë larg, këtu mund të gjeni gjithçka sa i përket skuadrave e vazove ku gjenden, dhe datës e orës se kur do të mbahet.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të mbahet këtë të premte, më 17 mars, dhe do të fillojë nga ora 12:00, raporton KosovaPress.

Shorti do të mbahet në selinë qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Shorti do të përmbajë tetë fituesit nga raundi i 16-të. Nuk do të ketë skuadra të renditura ose mbrojtje të shtetit të njëjtë, që do të thotë se dy ekipe nga i njëjti shtet mund të përballen mes vete.

Përveç çifteve të çerekfinales, në të njëjtën ditë do të mbahet shorti edhe për fazën e gjysmëfinales. Një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra vendase në finale për arsye vetëm administrative.

Në total, tetë skuadra do të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku deri tani skuadrat si Benfica, Chelsea, Bayern Munich, Milan, Manchester City dhe Inter e kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022/23 do të mbahet në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll më 10 qershor 2023.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci