Të fundit

Ganimete Musliu mbështet Xhulin në finalen e BBVK-së

Finalja e madhe e “Big Brother Vip Kosova” do të mbahet këtë të premte (17 mars) ku në garë për çmimin e madh prej 200 mijë euro janë pesë finalist.

Në mes Vedatit, Stresit, Xhulit, Artanit dhe Mbresës njëri prej tyre do të jetë fitues i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”, shkruan paparaci.

Teksa shihet një garë mjaft e fortë në mes finalistëve, nuk ka munguar edhe përkrahja e fytyrave publike për të preferuarin e tyre.

Së fundmi, Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka zbuluar banorin e saj të preferuar të këtij edicioni të parë, shkruan paparaci.

Përmes një statusi në facebook, Musliu tregoi se e mbështet Xhulin ku ndër të tjera tha se se gratë duhet të mbështesin gratë dhe sipas saj në këtë nuk duhet të bëhet asnjëherë kompromis, as atëherë kur ajo nxitohet, bënë gabime dhe herë pas here rrëzohet.

Sipas Musliut, Xhuli i është ekspozuar agresivitetit të tre burrave dhe këtë vetëm për shkak të çmimit prej 200 mijë eurosh./Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci