Të fundit

Tensione në Napoli, tifozët e Frankfurtit përplasen me policinë vendase

Pavarësisht kufizimeve për ndalimin e tifozëve gjermanë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Napolit dhe Eintracht Frankfurt, mijëra përkrahës të Frankfurtit kanë zbarkuar në rrugët e Napolit, ku kanë filluar edhe konfrontimet me policinë vendase.

Rreziku po rritet në Napoli pasi sipas asaj që raporton Il Mattino, orët e fundit është ndezur një tjetër alarm.

Pas nja dy orësh qetësie të dukshme vijnë problemet. Tifozët gjermanë refuzuan urdhërat e policisë italiane dhe më pas filloi përplasja mes tyre. Tifozët e Frankfurtit sulmuan policinë duke hedhur bomba tymi dhe sende të tjera.

Për momentin tifozët gjermanë ndodhen në Piazza del Gesu dhe po dërrmojnë gjithçka që ndeshen.

Policia me mjete luftarake po përdor hidrantë zjarri dhe një makinë policie i është djegur.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci