Të fundit

Vuçiq: Gjithçka që është nënshkruar në dialog duhet të zbatohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Euronews në gjuhën angleze, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet.

Vuçiq tha se kur është fjala për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nën patronatin e BE-së, “janë nënshkruar katër marrëveshje – plani i zbatimit, parimet, menaxhimi dhe Marrëveshja e Parë”.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe, natyrisht, është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë dhe për të respektuar, pa armiqësi. Nuk kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik”, tha Vuçiq.

I pyetur nëse po përgatitet për një raund të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Kosovës dhe cilat janë “vijat e kuqe”,  Vuçiq tha se nuk flet shpesh për vijat e kuqe, sepse nëse flitet shumë, atëherë nuk ka negociata reale dhe “pala tjetër do të insistojë vetëm në ato vija të kuqe”.

Është më e rëndësishme, shtoi ai, të bisedohet siç duhet, që do të thotë “përpjekja për të gjetur zgjidhje kompromisi”.

I pyetur nëse Serbia është e gatshme t’i bëjë disa lëshime palës kosovare kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës apo të paktën të fillojë atë procedurë, Vuçiq tha se ata “tashmë e kanë filluar atë procedurë në Këshillin e Evropës, pa pyetur Serbinë dhe se nuk u duhet Serbia për këtë”.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci