Të fundit

Anëtarët e parlamentit skocez urdhëruan të hiqet TikTok

TikTok do të hiqet nga telefonat dhe pajisjet e anëtarëve të parlamentit skocez për shkak të shqetësimeve të sigurisë, raportoi sot Sky News.

Anëtarët e parlamentit skocez dhe stafi janë këshilluar në masë të heqin TikTok, raportoi Reuters. Kjo përfshin pajisjet personale të përdorura për të hyrë në sistemet e IT-së të parlamentit skocez, sipas raportit.

Shtetet e Bashkuara filluan ndalimin e TikTok në pajisjet qeveritare në fund të shkurtit, të cilin Kongresi e miratoi në dhjetor.

Shtëpia e Bardhë u ka dhënë 30 ditë afat agjencive federale për të pezulluar përdorimin e aplikacionit të njohur.Këtë vendim e kanë marrë edhe shumë vende të botës.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, institucione të Bashkimit Evropian, kanë ndaluar TikTok nga telefonat e zyrtarëve të tyre për arsye sigurie.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci