Të fundit

Prishtina merr fitoren e dytë nën drejtimin e Currit

Pas fitores ndaj Ballkanit në Kupën e Kosovës, skuadra e Prishtinës e ka vazhduar ecurinë e mirë edhe në kampionat.

Prishtina shënoi fitore ndaj Drenicës me rezultat minimal, 1:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Kjo është fitorja e dytë për “bardhë e kaltrit” nën drejtimin e Debatik Currit, pas shkarkimit të Ismet Munishit.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Bujar Pllana. Ai realizoi në minutën e 33-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina ka arritur kuotën e 35 pikëve, duke u renditur në pozitën e katërt në tabelë më katër pikë më pak se Gjilani në pozitën e tretë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci