Të fundit

Curri i lumtur me fitoren: E respektuam maksimalisht Drenicën

Trajneri i Prishtinës, Debatik Curri ka deklaruar se fitorja e ekipit të tij ndaj Drenicës ishte plotësisht e merituar.

“Bardh e kaltrit” shënuan fitore me rezultat minimal, 1:0, ndaj Drenicës, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 26-të.

Pas ndeshjes, i lumtur me fitoren është shprehur trajneri Curri.

Ai ka theksuar se Prishtina e ka respektuar maksimalisht Drenicën dhe se fitorja e tyre ishte e merituar.

“Të them të drejtën e kemi përgatitur mirë ndeshjen. Historikisht ndaj Drenicës kemi pasur probleme. Kemi pasur përballje të forta. Por sot e kemi respektuar maksimalisht, sikur të ishte ndeshje ndaj skuadrës së Dritës apo Ballkanit që luftojnë për titull kampioni. Kemi pasur orar të ngjeshur me shumë ndeshje dhe ka qenë lodhje për futbollistët. Atë që e deshëm, e arritëm. Epilogu final ishte fitorja me meritë”, është shprehur Curri. Curri shtoi se fitorja ndaj Drenicës do t’i ndihmojë Prishtinës të jetë më stabile në tabelë por edhe më e qetë.

Curri mori drejtimin e kryeqytetasve pas shkarkimit të Ismet Munishit, ndërsa e ka shënuar fitoren e dytë rresht. E eliminoi Ballkanin nga Kupa e Kosovës, ndërsa të shtunën fitoi në udhëtim te Drenica.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci