Të fundit

Salah po mendon të largohet nga Liverpool, mësohen preferencat e tij

Mohamed Salah duket se ka tendenca për t’u larguar nga Liverpool. Disa muaj pas rinovimit të kontratës me “të kuqtë”, superylli egjiptian po mendon seriozisht të gjejë stacionin e radhës në karrierë, larg Anglisë.

Sipas “Foot Mercato”, mesfushori 30-vjeçar nuk është i kënaqur me atë që po ndodh në skuadrën e Liverpool.

Salah dëshiron të kalojë në Spanjë dhe të konkurrojë me fanellën e Barcelonës ose të Realit, ku të dyja skuadrat kanë shfaqur një interes të madh për blerjen e tij në të shkuarën.

Këtë sezon, anësori egjiptian ka bërë 39 paraqitje deri më tani, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci