Të fundit

Formacionet zyrtare të Chelseat dhe Evertonit

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Evertonit, e vlefshme kjo për xhiron e 28 të këtij edicioni.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea e mposhti Leicesterin 3:1 si mysafirë, kurse Evertoni shënoi fitore tejet të rëndësishme ndaj Brentfordit 1:0, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Chelsea zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 37 pikëve, krahas Evertonit që ka arkëtuar vetëm 25 pikë vendin e 15-të.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Azpilicueta, Broja, Mount dhe Silva, kurse te Evertoni mungojnë Calwert-Lewin dhe Townsend.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-3): Kepa; Badiashile, Koulibaly, Fofana; Chilwell, Fernandez, Kovacic, James; Pulisic, Felix, Havertz

Everton (4-3-2-1): Pickford; Tarkowski, Godfrey, Keane, Coleman;, Onana, Gueye, Doucoure; Iwobi, McNeil; Gray

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci