Të fundit

Ischinger shpreson që Kurti dhe Vuçiq t’ia dëgjojnë këshillën

Negociatat mes Kurtit dhe Vuçiqit po vazhdojnë edhe pas më shumë se tetë orësh, ndërsa ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, shpreson që ata të kenë marrë këshillën e tij për ta bërë një pikë kthese dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ish-ministri kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar në Tëitter se si as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se cka ndodhi në bisedimet mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Ohër të Maqedonisë Veriore.

“Asnjë lajm pas më shumë se tetë orësh diskutimesh në Ohër mes liderëe të Kosovës dhe Sergbisë, I ndërmjetësuar nga kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, dhe emisari Miroslav Lajcak. Emisari amerikan Escobar është aty, gjithashtu”, ka shkruar Selimi.

Ischinger e ka shpërndarë këtë postim, duke risjell vëmendjen te një shkrim që ai e ka botuar dje në Politico.

“Shpresoj që apeli im në Politico nuk u botua më kot: dy palët duhet të bëjnë një hap mirëbesimi menjëherë –sot”, ka shkruar ish-diplomati gjerman.

Në shkrimin e tij në Politico, Ischinger i ka kërkuar Kurtit dhe Vuciqit që ta shfrytëzojnë këtë rast dhe të arrijnë një marrëveshje tani.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci