Të fundit

Të famshmit grekë vizitojnë ‘hotelin më të keq’ në Kosovë

Tre figura të njohura të internetit në Greqi, të njohur si influencerë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme dhe realizojnë video për Youtube, së fundmi kanë vizituar Kosovën.

Në videon e postuar së fundmi në Youtube nga njëri prej tyre, Konilo, ka treguar se kanë vizituar hotelin më të keq në Kosovë dhe se çfarë kanë parë brenda tij.

Në videon e tyre ata tregojnë se në dhomën e tyre gjetën mbeturina, gjëra të përdorura, myk dhe lagështi në mure, merimanga, madje edhe insekte të ngordhura, të cilat askush nuk i kishte pastruar.

Tre grekët, të njohur me emrat e internetit: KarpouziFetaGaming, Anna Maria Vellis dhe Konilo, kishin vizituar gjatë udhëtimit të tyre edhe hotelet më të këqija në Shqipëri dhe Bullgari.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci