Të fundit

Deputeti i PDK-së: Vetëm këtë muaj kemi humbur 60 milionë € në Trust

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë sot Trusti ka regjistruar humbje prej 60 milionë eurosh në vetëm tri javë gjatë muajit mars.

Ai ka ngritur alarmin se situata është shqetësuese, dhe se trendi i rënies së vlerës së aksioneve të Trustit ka vazhduar edhe këtë vit.

“Gjatë vitit 2022, të gjithë kontribuuesit e vendit kanë humbur hiq më pak se 118 milion euro mjete të tyre në Trust. Trendi i rënies së aksioneve është në situatë shqetësuese edhe këtë vit. Vetëm gjatë këtij muaji që jemi tani, konkretisht nga data 1 mars deri më sot, në Trust kemi humbur rreth 60 milion euro”, shkruan ai.

Tutje, Ferati thotë se përkundër kësaj situate, qeveria ende nuk e ka vendosur bordin drejtues të agjencisë.

“Rreth 3 miliard euro të Trustit janë në mëshirën e rrethanave dhe kohës, nën mëshirën e tregjeve globale, praktikisht nën mëshirën e askujt! Jo shumë larg nga tash, kur Partia Demokratike kërkonte që një pjesë e mjeteve t’iu kthehej qytetarëve, atyre që kishin kontribuar, Qeveria dhe mazhoranca me këmbëngulje refuzuan dhe votuan kundër, në emër të ruajtjes së skemave sociale për moshën e penzionimit”, tha ai.

“Koha po e vërteton kërkesën e drejtë e legjitime të qytetarëve për Trustin, sidomos sot kur humbjet janë në total rreth 200 milion euro”, deklaroi Shala.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci