Të fundit

Kosovarët më të lumturit në rajon, në vendin e 34-t në botë

Populli kosovar është më i lumturi në rajon, bazuar në të dhënat e raportit më të fundit për lumturinë në botë. Në renditjen botërore për lumturinë në vitin 2023, kosovarët janë në vendin e 34-t në botë.

“Raporti i lumturisë” është i bazuar në vlerësimin e qytetarëve dhe të dhënat ekonomike dhe shoqërore. Raporti merr përsipër gjashtë faktorë kyç: Përkrahjen sociale, të hyrat, shëndetin, lirinë, zemërgjerësinë dhe mungesën e korrupsionit. Renditja për kënaqësi bazohet në mesataren e të dhënave në periudhë trivjeçare. Edhe pse raporti thekson se për Kosovën s’ka pasur të dhëna më 2022, mesatarja e tyre është marrë nga anketimi në dy vitet paraprake.

Bazuar në to, Kosova është e 34-ta në botë. Kjo paraqet renditjen më të lartë në rajon. Shqipëria është e 83-ta, Maqedonia e Veriut e 87-a, Mali i Zi i 67-ti e Serbia e 45-a.

Në top-renditjen botërore, Finlanda vazhdon të kryesojë për të gjashtin vit me radhë. Ajo ndiqet nga Danimarka, Islanda, Suedia e Norvegjia.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci