Të fundit

Rrëfimi i Krasniqit për çmimin 5 milionë euro, elozhet e Sarrit dhe transferimin

Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi ka dhënë një intervistë ekskluzive për mediumin rumun “Prosport”, ku ka shpejguar në detaje rrugëtimin e tij drejt Clujit, ofertat nga skuadra e Bundesligës dhe të ardhmen e tij.

Pas performancës së mirë me Ballkanin, Krasniqi u transferua në kampionatin rumun te skuadra e Cluj, për një vlerë prej 250 mijë eurove. Sulmuesi kosovar fitoi shpejtë vendin e titullirait, teksa debutoi me një gol dhe një asistim në derbin ndaj Farulin.

Sipas raportimeve, Krasniqi ishte kërkuar nga skuadra e Bundesligës, Hoffenheim, mirëpo ai ka zgjedhur të luaj për Clujin.

“Interesimi i CFR-së ishte më i madh dhe fakti që trajneri ynë Dan Petresku më vuri re dhe më donte këtu, më bëri të mos mendoja shumë kur mora ofertën. Jam i lumtur që stërvitem nga një prej trajnerëve më të mirë rumunë, i cili ishte edhe një futbollist shumë i mirë i vendit tuaj. Është e vërtetë që u vendosa shpejt sepse njerëzit në klub më pritën shumë mirë dhe më ndihmuan. Mendimi im është se niveli i futbollit në Rumani është më i lartë se në Kosovë”, ka thënë fillimisht Krasniqi.

24-vjeçari është duke u kërkuar nga skuadra të ndryshme evropiane, veçanarisht nga ato italiane.

“Ndihem i nderuar të di që ka klube që më ndjekin, më motivon të punoj më shumë çdo ditë për ëndrrën time. Tani jam i fokusuar te CFR Cluj dhe do të jap maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat e klubit. Por nëse vijnë oferta, jam i lumtur t’i marr ato në çdo kohë. Nuk është në kompetencën time të them shuma, gjithçka që duhet të bëj është të luaj sa më mirë në CFR dhe nëse më duhet të transferohem, shefi do të vendosë se cila është oferta më e mirë për klubin”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi ka folur edhe për deklaratën e trajnerit të Lazios, e cili e kishte vlerësuar lartë sulmuesin kosovar.

“Më vjen mirë që trajneri i ish-rivalit tonë më vlerësoi, ndihem i nderuar, por qëndroj modest dhe mendoj se ende nuk i kam shfaqur cilësitë e mia. Punoj çdo ditë për t’u bërë më i mirë dhe vëmendja e trajnerëve të mëdhenj si Maurizio Sarri më bën çdo ditë edhe më të motivuar. Mendoj se mund t’ia dal në çdo kampionat evropian, por për momentin po mendoj vetëm për zhvillimet e mia në CFR Cluj”, ka përfunduar ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci