Të fundit

Agim ​Ademi me porosi për futbollistët para ndeshjeve të Kosovës

Në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për Euro 2024, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistët e Kombëtares së Kosovës në futboll që në ditën e tyre të parë të grumbullimit për t’u dhënë mbështetjen e pa rezervë të tij dhe të të gjithë federatës, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024.

Në fjalimin e mbajtur para futbollistëve, Ademi shfaqi besimin në këtë grup të lojtarëve duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup.

“Po thuajse të gjithë ju, tashmë jeni në situata shumë stabile në klubet tuaja, keni kontrata të favorshme, shumica prej jush keni minuta të konsiderueshëm ne ekipet që po luani, prandaj kërkoj nga ju që gjatë vitit 2023, prioritetin ta keni te Kosova dhe që së bashku ta jetësojmë ëndrrën që e kemi që shumë kohë, e që është kualifikimi në Kampionatin Evropian.”, ka thënë Ademi.

Ai tutje u ka thënë atyre se tashmë kanë përvojën dhe kualitete e duhura për ta realizuar ëndrrën e madhe të të gjithë Kosovës.

“Ju tashmë keni edhe përvojën sepse jeni në një moshë të pjekur dhe keni rastin ideal për të arritur këtë qëllim që do të sillte lumturi e krenari të pakrahasueshme tek gjithë populli ynë. Keni kualitet, keni përvojë, keni nivel, ajo çfarë duhet të bëni është të angazhoheni maksimalisht, të mbështeteni në forcën e grupit, të tejkaloni interesat e ngushta personale dhe të fokusoheni tek suksesi ynë i përbashkët”, ka theksuar ai.

Kosova përballet me Izraelin më 25 mars dhe pastaj me Andorrën tre ditë më vonë.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci