Të fundit

Raportohet për dhjetëra-miliona të humbura, Miftaraj: Qeveria me qëllim s’po e zgjedh Bordin e Trustit

Njohësi i çështjeve ligjore, Ehat Miftaraj është shprehur se korrupsioni nuk është vetëm të kërkosh para për të kryer një favor.

Ai ka deklaruar kështu teksa ka aluduar se qeveria po bën korrupsion kur sipas tij “me qëllim nuk po e zgjedhin Bordin e Trustit”

“Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.”, tha Miftaraj.

Miftaraj e ka quajtur qeverisjen e Kurtit “tallava qeverisje”, teksa e ka kritikuar se s’ka vizion për qëndrueshmëri e stabilitet të institucioneve publike, por ka vizion për t’i kontrolluar.

Ky është postimi i plotë:

Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.

Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.

Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për ti kontrolluar. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci