Të fundit

“Topi është në anën e Serbisë”, çfarë nënkupton “vetmenaxhimi i komunitetit serb” sipas Kurtit?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur përpara mediave për marrëveshjen e Ohrit me Serbinë ku Kosova mori obligime “të menjëhershme” për ngritjen e një niveli “adekuat të vetmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Lidhur me këtë çështje, Kurti është shprehur se “vetmenaxhimi” është një formulim që i qëndron besnik konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës.

“Dhe do të duhej që atë formulimin për vetmenaxhimin e komunitetit serb ta adresojmë çështjet që na paskan ngelur pa u përmbushur dhe për neve siç kam thënë në Kuvendin e Kosovës, bëhet fjalë për një formulim i cili i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë, konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare sipas Këshillit të Evropës.”, tha Kurti.

Kurti ka vazhduar të adresojë çështjen e mos-nënshkrimit të marrëveshjes nga pala serbe, duke thënë se ai s’mund të bëjë marrëveshje “vet-me-vete”.

I pari i Qeverisë është shprehur se “topi është në anën e Serbisë” dhe jo në anën e Kosovës, prandaj i pyetur nëse kjo marrëveshje duhet të ratifikohet në Kuvend, ai ka thënë se s’mund të bëjmë marrëveshje “me vetveten”

“Unë besoj që edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet, mirëpo duhet ta kenë parasysh se ne kot nënshkruajmë, se ne marrëveshje vetë-me-vete s’mund të bëjmë, marrëveshja duhet të nënshkruhet me palën tjetër dhe e keni parasysh së në krye të marrëveshjes bazë, atij tekstit të parë mbi të cilin më në fund u pajtua Serbia, është palët kontraktuese, pra duhen palët kontraktuese, unë nuk mund të bëjë marrëveshje me vetveten, ne mund të bëjmë ratifikime në Kuvendin e Kosovës, por nuk mendoj se topi është në anën e Kosovës, dhe kërkoj kontributin e të gjithëve, topi është në anën e Serbisë, pse s’po nënshkruan ajo? Para se të flasim për Asociacionin, të flasim për nënshkrimin e Serbisë. Andaj është e rëndësishme t’i qëndrojmë besnik interesave të Kosovës, shtetërore, popullit tonë, ne kemi qenë konstruktiv, të gjitha pyetjet duhet të jenë në Beograd tashmë.”, tha Kurti.

Sipas zotimeve në Ohër, brenda 30 ditësh duhet të formohet komisioni që do të mbikëqyr themelimin e siç quhet “nivelit të duhur të vetmenaxhimit” për komunitetin serb në Kosovë. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci