Të fundit

Futbollisti turk nuk pranoi t’i jepte dorën Tadiqit, nuk donte as ta shikonte kapitenin serb

Në Holandë, edhe dy ditë pas derbit të madh, flitet për fitoren e Feyenoord ndaj Ajax-it (3:2), por edhe për situatën e ndodhur pak para fillimit të ndeshjes.

Gjegjësisht, gjatë përshëndetjes tradicionale të kapitenit dhe gjyqtarëve para fillimit të ndeshjes, në qendër ishin Dushan Tadiq në njërën anë dhe Orkun Kokcu në anën tjetër.

Përfaqësuesi turke me atë rast vendosi të mos i jepte dorën Tadiqit dhe as që donte ta shikonte në sy.

Mediat holandeze zbuluan shpejt se arsyeja ishte se Tadiq refuzoi të mbante shiritin e kapitenit muajin e kaluar në mbështetje të viktimave të tërmetit në Turqi.

E gjithë skuadra e Ajax-it më pas veshi fanella mbështetëse dhe madje dhuroi para nga shitja e fanellave, por kjo nuk mjaftoi për Kokcun.

Përfaqësuesi serb ka pritur për disa kohë që Kokcu të shtrëngojë dorën dhe kur ka kuptuar se turku nuk e dëshiron, është larguar.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci