Të fundit

Jep dorëheqje zyrtarja e lartë amerikane, e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi

Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, përgjegjëse për Evropën, Karen Donfried, ka vendosur të japë dorëheqjen për t’iu përkushtuar familjes së saj. Kështu kanë thënë nga Departamenti i Shtetit, duke treguar që Donfried ka lënë bosh një pozicion të rëndësishëm diplomatik, shkruan Zëri i Amerikës.

Donfried kaloi 18 muaj si Ndihmës Sekretare e Shtetit dhe shërbimi i saj u shënua nga konflikti më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjet e SHBA për të formuar dhe konsoliduar një pozicion të unifikuar perëndimor në raport me Rusinë.

Karen Donfried ishte një nga ndihmëset kryesore të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe udhëtoi shpesh në Evropë për të folur me partnerët amerikanë.

Prillin e kaluar, Donfried vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor e shoqëruar nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Ajo gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd kishte diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë dhe SHBA-Serbi dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Në Begorad kishte folur edhe për përafrimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në Mal të Zi, gjatë së njëjtës vizitë, ajo shprehu mbështetjen për “Malin e Zi sovran dhe gjithëpërfshirës të rrënjosur në institucionet euro-atlantike”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci