Të fundit

Krasniqi për “korrupsionin qeveritar” në raportin e DASH-it: Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën për vitin 2022.

Raporti i cili konstaton “korrupsion qeveritar” sipas Krasniqit shpërfaq dështimin e qeverisë Kurti.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, në njërën anë dhe, në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.”, shkruan Krasniqi.

Ai më tutje thotë se mosndëshkimi i korrupsionit qeveritar dhe faktimi i tij, mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë janë pjesë e gjetjeve të raportit.

Krasniqi thotë se historia e vërtetë e Qeverisë Kurti janë gjetjet e këtij raporti, pasi sipas tij kjo qeveri ka prodhuar vetëm skandale.

“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.”, tha Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi thotë se çështja e Martin Berishajt i vulosë këto të gjetura.

“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, tha Krasniqi. /Paparaci.com/

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci