Të fundit

Raporti i DASH-it e heshtë “krekosjen” e Qeverisë se po dalin mirë në raporte ndërkombëtare

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk ka dhënë lajme të mira për Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin. Sipas këtij raporti, korrupsioni, dhuna me bazë gjinore dhe shkeljet ndaj pakicave, janë problemet më të mëdha në Kosovë.

Sipas raportit të përvitshëm të DASH-it, qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut, por këto masa herë pas here nuk ishin të qendrueshme, shkruan Paparaci.com.

“Shumë në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose kur ata kryen shkelje pa u ndëshkuar”, thuhet në raport.

Megjithëse pati raste kur qeveria pezulloi dhe largoi ata që kryen shkelje nga detyra dhe sektori i drejtësisë ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryen abuzime, shkelje dhe krime, në raport thuhet se disa zyrtarë të korruptuar vazhduan të qëndronin në poste në sektorin publik.

Ndonëse ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive, thuhet në raport. Departamenti i Shtetit citon raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.

E deri më tani, nga Qeveria e Kosovës, ose së paku, përfaqësues të lartë të këtij institucioni, nuk ka pasur ndonjë reagim, ndryshe nga herat e tjera.

Në nëntor të vitit 2022, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte reaguar për liberalizimin e vizave, duke promovuar tekstualisht progres të madh të Kosovës në raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me korrupsionin, sundimin e ligjit, e lirinë e medias.

“Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas World Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës.”, shkruante Kurti.

Por, ndryshe nga ajo çfarë ka thënë Kurti në këtë reagim, raporti i DASH-it, përveç korrupsionit qeveritar, ka raportuar edhe për kërcënime e ndëshkime të gazetarëve dhe mediave nga Qeveria.

“Sipas Shoqatës së Gazetarëve, zyrtarë qeveritarë si dhe kriminelë të dyshuar kërcënuan verbalisht gazetarët për raportim negativ të përceptuar. Sipas disa redaktorëve, agjencitë qeveritarë dhe korporatat tërhoqën reklamat nga gazetat që publikonin materiale kritike ndaj tyre”, thotë raporti.

“Nuk kishte raportime për censurë të drejtpërdrejtë të mediave të shkruara ose elektronike, megjithëse gazetarët pretenduan se presioni nga politikanët dhe grupet e organizuara kriminale shpesh rezultonte në autocensurë. Rastet e sulmeve kibernetike ndaj mediave online janë rritur. Disa gazetarë u përmbajtën nga raportimi kritik investigativ për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës. Gazetarët herë pas here merrnin oferta për përfitime financiare në këmbim të raportimit pozitiv ose braktisjes së një hetimi”, thuhet në raport.

DASH-i: Zyrtarë qeveritarë kërcënuan gazetarët, Qeveria s’bleu reklama te mediat që i kritikuan

Ndryshe nga se ç’kishin vepruar me këto raporte ndërkombëtare, kësaj radhe ka vepruar edhe Qeveria e Kosovës. Ata nuk e kanë shpërndarë e as nuk e kanë komentuar këtë raport.

Por, ndryshe kishin vepruar me raportin e Transparency International.

Mbetet të shihet se cili do të jetë interpretimi që do t’ia bëjnë raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit qeveritarët, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga këta të fundit. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci