Të fundit

Aksion i gjerë i policisë në Mitrovicë, arrestohen 5 persona

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka realizuar një aksion të gjerë për arrestimin e personave sipas urdhëresave të Gjykatave.

Njësitet policore të Jugut kanë arrestuar pesë persona të kërkuar nga gjykatat, derisa në realizimin e këtyre urdhëresave janë realizuar 18 sosh.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar pesë persona të cilët ishin të kërkuar nga gjykatat për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i veprimeve operacionale në realizimin e urdhëresave të gjykatave njësitet policore në lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë realizuar tetëmbëdhjete (18) urdhëresa.”, thotë policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, tre nga të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të tjerë pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar kanë paguar gjobën dhe të njëjtit janë liruar.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar së paku edhe 8 persona të tjerë që kanë qenë të kërkuar nga gjykata. /Paparaci.com/

Aksion i policisë së Kosovës, 8 persona vihen në pranga e dërgohen në burg

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci