Të fundit

Anipse me Lamborghini, Xhaka vonohet në stërvitje – tallet keq nga bashkëlojtari i tij

Kombëtarja e Zvicrës ka filluar stërvitjet në prag të fillimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Të hënën, skuadra u mblodh në qendrën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin në ora 11:00, por kapiteni Granit Xhaka u vonua dhe u paraqit pak para orës 12:00.

Xhaka erdhi me një Lamborghini Urus dhe me t’u futur në fushë, u ngacmua nga shoku i skuadrës Breel Embolo.

“Kjo duhet të të kushtojë diçka”, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Xhakës i cila ia kthye: “As ju nuk jeni më i mirë se unë në këtë aspekt”.

Të premten pasdite Kombëtarja e Zvicrës do të fluturojë drejt Serbisë, ku të shtunën do të zhvillohet starti kualifikues ndaj Bjellorusisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci