Të fundit

Lirohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen në Dragodan

Mustafë Mustafa, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një 50-vjeçari në Dragodan të shtunën, është liruar sot me vendim të gjykatës.

Në mungesë të provave, gjykata e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit ndaj Mustafë Mustafës, raporton Paparaci.

Por, një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit tjetër për rastin, Avni Mustafës, ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinës përmes një njoftimi për media të martën.

Një gjyqtar i procedurës paraprake ka vendosur se kërkesa e prokurorit të shtetit sa i përket Avni Mustafës është e bazuar spese janë përmbushur kushtet e parapara, kurse sa i përket Mustafë Mustafës “në mungesë të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale, kërkesa e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit është refuzuar”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesen e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mustafë Mustafës, kurse për të pandehurin Avni Mustafa ka aprovuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Në kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dy të dyshuarit pretendohet se kishin kryer veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, si dhe për mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria dyshon se Avni dhe Mustafë Mustafa ishin të përfshirë në vrasjen e një 50-vjeçari në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, që ndodhi mesditën e së shtunës.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci