Të fundit

Zhvillime brenda LDK-së, mblidhet kryesia e partisë

Është mbledhur të martën Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë së LDK-së kanë filluar të mblidhen në selinë qendrore të partisë në Prishtinë të martën në mesditë, raporton portali Indeksonline.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ndërlidhet me Marrëveshjen e Ohrit, të arritur të shtunën mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Pas mbledhjes, kryesia e partisë së udhëhequr nga Lumir Abdixhiku pritet të dal me qëndrim zyrtar rreth marrëveshjes, si dhe zhvillimeve të fundit politike në vend karshi procesit të dialogut.

Po ashtu, LDK-ja pritet t’i bëjë publike hapat dhe sjelljes së saj politike rreth Marrëveshjes së Ohrit. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci