Të fundit

Milatoviq tregon a do ta tërheqë njohjen e Kosovës nëse zgjedhet president i Malit të Zi

Kandidati për president në Malin e Zi, Jakov Milatoviç deklaroi se nëse fiton zgjedhjet presidenciale dhe zgjidhet në krye të shtetit, nuk do të tërhiqet nga ratifikimi për njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për ABC News Albania, Milatoviç tha se i qëndron faktit që Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd, Milatoviç u shpreh se të gjitha shtetet në rajon do të ishin të lumtura nëse të dyja vendet do të arrinin një marrëveshje.

Pyetje: Po përsa i përket Kosovës? Ka pasur zëra se politika në Mal të Zi kërkon një tërheqje nga ratifikimi i Kosovës. Ku qëndroni ju në lidhje me këtë?

Jakov Milatoviç: Jam shumë i lumtur që Beogradi dhe Prishtina, nën çadrën e Bashkimit Europian, kanë nisur këtë dialog. Mendoj që Mali i Zi si dhe të gjitha shtetet e rajonit do të ishin shumë të lumtur në çdo gjë që Beogradi dhe Prishtina vendosin, sepse vetëm rajoni i bashkuar pa kufij dhe pa kostot ekonomike të tyre, rajoni që është inkorporuar në BE, është një rajon i stabilizuar dhe me prosperitet. Me Kosovën, vërtet mendoj se duhet të ndërtojmë urat lidhëse në benefit të njerëzve në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Pyetje: E suportoni apo jo faktin që shteti juaj e ka njohur Kosovën si shtet i pavaruar?

Jakov Milatoviç: Është patjetër fakt dhe ne i qëndrojmë faktit. Mendoj se edhe partitë e tjera, të gjitha kanë firmosur një traktat, me duket në fund të vitit të shkuar me historinë e rikonstruktimit me kryeministrin Abazovic, ku të gjitha partitë njohën faktin duke përfshirë çështjen e Kosovës. Patjetër, po. Këto janë faktet dhe mendoj se ajo që kemi nevojë është të ndërtojmë rrugët për një zhvillim ekonomik mes vendeve të rajonit që me në fund të shkojmë në nivelin e duhur për BE. Të shpejtojmë integrimin e vendeve tona. Që të kemi akses në fondet e BE që të zhvillojmë infrastrukturën tonë. Di që ekziston një projekt për të ndërtuar autostradën e paqes nga Nish në Prishtinë. Këto janë historitë që promovoj dhe mendoj se është e ardhmja e rajonit./abcnews.al

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci