Të fundit

Szunyog flet me përfaqësuesit e PDK-së për mbështetjen e opozitës për zbatimin e ujdisë me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar dhe biseduar sot me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, për mbështetjen e opozitës për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu sipas zyrtarit evropian, u diskutua edhe për funksionimin efikas të Kuvendit të Kosovës, transmeton Paparaci.

“Komisioni Evropian është në proces të përgatitjes së një raporti për Kosovën për vitin 2023 dhe ka disa fusha që kërkojnë progres legjislativ në rrugën evropiane të Kosovës. Koha është e rëndësishme sepse raporti mbulon periudhën deri në qershor të këtij viti”, tha ai në Twitter.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci