Të fundit

Haradinaj pro marrëveshjes dhe kundër Kurtit: Sjellja e disa partive, jo serioze

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin e Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç sa i përket marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai u ndal gjithashtu edhe te kritikat e opozitës në Kosovë lidhur me planin evropian.

Haradinaj e cilësoi sjelljen e disa partive opozitare si jo serioze kur bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të rëndësishme për vendin.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara.

Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin.  Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën.“, tha Haradinaj. 

Mes tjerash, ai ka shprehur mbështetjen e tij në lidhje me këtë marrëveshje, pasi beson se me implementimin e duhur të saj, Kosova do të përfitojë shumë gjëra pozitive.

“Jam i bindur se me implementimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje nga pala jonë, vetëm me dakordim nuk është arrit asgjë, kjo nuk mjafton, por implementimi.

Me implementimin, përpos se ne rikthejmë juridiksionin në veri, mbajnë zgjedhje të lira dhe të qeta, dhe kështu kthehet normalizimi në një pjesë të vendit tonë, ne hapim po ashtu mundësinë për partneritet për paqe, pra anëtarësimin në NATO dhe po ashtu rikthejmë agjendën tonë ndërkombëtare, për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, por po ashtu edhe për marrjen e njohjen të 5-esh dhe po ashtu për statusin kandidat të KE dhe BE”, u shpreh Haradinaj.

Në lidhje me pranimin e Kurtit të asaj që kishte kundërshtuar me dhunë gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haradinaj tha se ai nuk po merret me Kurtin pasi sipas tij marrëveshja nuk është e Kurtit, por është e shumë faktorëve, përfshirë edhe vetë Haradinajn.

“Kurti i ka kushtuar humbje Kosovës përgjatë procesit. Ua ka vështirësuar aleatëve topnë arritjen e një suksesi për Kosovën. Veprimet e tij guerile ndaj amerikanëve kanë qenë të pajustifikueshme. Mos harrojmë që në marrëveshjen e arritur nuk ka kompensim për Serbinë. Janë obligime që dikur janë marrë dhe ato obligime janë disiplinu mjaftueshëm nga Kosova. Unë nuk mua me u marr me Kurtin për marrëveshjen, marrëveshja nuk është e Kurtit është e amerikanëve e të gjithë atyre që kanë kontribuar edhe e imja”, tha ai për Abcnews Albania, transmeton Paparaci. 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci