Të fundit

Kurti thotë se ia paraqiti një ofertë bujare Vuçiqit për “vetëmenaxhimin”: E refuzoi, a është ai z. Nyet?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka reaguar sërish presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili refuzoi ta nënshkruaj marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel dhe aneksin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë Veriore, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, ndonëse të dy liderët janë pajtuar për zbatimin e saj.

Megjithatë, Kurti tregoi se Vuçiq ka refuzuar po ashtu ofertën e tij që e ka quajtur bujare të “vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës”.

Shefi i qeverisë shpjegoi në Twitter se oferta e tij kishte të bëjë me një shoqatë që ai vetë do ta hartonte dhe propozonte.

“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët, në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja”, tha Kurti.

“A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? Epo, ne e dimë se ai nuk është mjek”, pyeti me ironi Kurti.

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci