Të fundit

Aktivistët e PSD-së e “ëmbëlsuan” Bislimin, deputeti Rrustemi i quan “dashamirë të shkëmbimit territorial”

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi sot disa aktivistë të PSD-së i kanë hedhur tortë e “milkshake” zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislmi, për shkak të pranimit të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit, të arritur në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Sipas tij, sulmi ndaj Bislimit vjen nga dashamirët e shkëmbimit territorial siç thotë ai, “janë tejet të dëshpëruar nga ajo aventurë e dështuar”.

“Po, ashtu këta që na shqetësohen për vet-menaxhimin Kryeministri me të cilin ishin në bashkëpunim, bashkëpunimi dhe pastaj koalicioni AAK-PSD, pati themeluar grupin punes për hartimin e asociacionit. Kaq për këta të dëshpruar”, shkroi ai në Facebook. 

PSD-ja përmes një aksioni ka kërkuar dorëheqjen e qeveritarëve dhe ka paralajmëruar një protestë për të shtunën që do mbahet në Prishtinë.

“Tortë e milkshake për ‘Zajednicën’. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00”, thuhet në postimin e PSD-së në Facebook.

PSD-ja vihet në aksion: E gjuan me tortë dhe “milkshake” zv/kryeministrin Bislimi

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci