Të fundit

Policia del me njoftim: Agim Ademi nuk është arrestuar, ka ftesë për intervistim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites ka intervistuar në stacion policor një zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

Megjithatë, Policia ka demantuar raportimet e disa mediave se kinse është arrestuar kryetari i FFK-së, Agim Ademi, transmeton Paparaci.

Sipas PK-së, këto raportime nuk qëndrojnë dhe “se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet”.

Por, ndaj të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme, tregoi Policia.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci