Të fundit

​Kica- Xhelili: Mos u mashtroni, pushteti popullist po degradon sistemin tonë të drejtësisë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar sot numërimin e dështimeve të partisë në pushtet me rastin e 2 vjetorit të kësaj qeverisje.

Deputetja Doarsa Kica Xhelili ka folur për drejtësi me ç’rast ka folur për Vetingun, Byronë, dinjitetin në drejtësi dhe padinë për gjenocid.

“Vetingu nuk është gjithëpërfshirës sepse nuk u prioritizua kurrë mjaftueshëm. Me insistimin e LDK-së, Byroja shkoi në Komision të Venecias me insistim të LDK-së dhe po me votat e LDK-së kaloi”, ka thënë ligjvënësja opozitare.

Ajo po ashtu ka theksuar se Qeveria uli pagat për zbatuesit e ligjit përderisa nuk u bë asnjëherë padia për gjenocid.

Sipas saj, përkundrazi pushteti u pajtua për tejkalim të së kaluarës. Ajo e ka quajtur qeverinë të paaftë e cila siç thotë ajo, justifikohet në emër të së kaluarës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci