Të fundit

Petkoviqi i reagon Kurtit: Nuk ka shërim e as mjek për urrejtjen tuaj ndaj Vuçiqit

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se “nuk ka ilaç e as mjek për urrejtjen e tij ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit”.

Ai tha se Kurti nuk mund ta arsyetojë mos-formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Nuk ka shërim e as mjek për urrejtjen e Kurtit ndaj Vuçiqit! Kurti nuk mund të justifikojë mosformimin e Asociacionit dhe do të duhet ta bëjë këtë duke respektuar katër marrëveshjet e nënshkruara nga Brukseli në 2013 dhe 2015. Beogradi është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së Ohrit, duke respektuar linjat e kuqe të saj dhe asgjë nuk është shkelur”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Reagimi i tij vjen pasi sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka refuzuar një ofertë të tij për “vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion” që do ta hartonte dhe propozonte vetë Kurti.

Kurti e ka përmendur këtë refuzim të Vuçiqit, duke i rikujtuar edhe refuzimet tjera të presidentit serb për të nënshkruar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, si dhe aneksin për zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, më 18 mars në Ohër.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci